Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është nderuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Rrahmani e ka fituar çmimin “Fadil Vokrri”, i cili i është dhënë në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”, që po organizohet këtë të diel nga FFK-ja.
Ky çmim shkon për Rrahmanin pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e Kosovës, e më shumë për paraqitjet me Napolin.






