11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Çmimet shkojnë në ajër për ta parë Messin në New York

- Advertisement -
Për ta parë duke luajtur një super lojtar si Lionel Messin të debutojë në arenën e New York, mund të kushtojë sa një darkë në një restorant të famshëm të këtij vendi.

Messi të shtunën e shënon ndeshjen e parë në kampionatin e rregullt në Major League Soccer, dhe kërkesat për ta parë ka bërë që biletat të kushtojnë 1,000 për qind më shtrenjtë sesa janë zakonisht për New York Bulls.

Çmimi mesatar i një bilete po kushton 483 dollarë. Kjo është shumë më shumë, pasi më herët kushtonte 46 dollarë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Biletat për këtë ndeshje po sillen nga 3,600 dollarë në rreshtin e parë, teksa ka edhe vende të lira, që kushtojnë nga 345 dollarë.

Për New York Bulls, paraqitja e Messit po i bën mirë, pasi po shet biletat më të shtrenjta në një dekadë.

Çmimet për ndeshjet e MLS ku luan Messi janë rritur shumë, që nga koha kur 36-vjeçari shkoi në kontinentin amerikan. Por, ai ka qenë në formë të mirë që nga arritja e tij.

Vikendin e kaluar, ai e ndihmoi Inter Miamin ta fitojë Ligën e Kupës për herë të parë në histori të klubit.

Presioni vetëm po rritet për Messin në vikend, me Inter Miamin që po tenton që të largohet nga vendi i fundit në renditjen e MLS, dhe të tentojë një vend për playoff, duke parë që sezoni po shkon drejt fundit, pasi përfundon në tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit