Analisti Blerim Latifi u shpreh i shqetësuar me çmimet e larta në vend, sidomos me çmimin e energjisë elektrike.
Derisa foli për aktualitetin në vend, Latifi tha se gjendja është shumë më keq sesa që ka qenë duke përmendur specifikisht inflacionin. Rritjen e çmimeve dhe “mbetja e pagave aty ku ka qenë”.
“Problemi i çmimeve, i energjisë elektrike, mendoj që VV do të tentojë ta shmangë këtë temë sepse e dëmton shumë. Tash çmimet e energjisë vijnë të larta, kjo e prek buxhetin familjar dhe mund të reflektojë në disponimin dhe reflektimin elektoral të qytetarëve”, tha Latifi në Pressing.
Prandaj ai tha se “nëse opozita e orienton publikun në këto tema do ta dëmtojnë VV-në, nëse jo, do të përsëritet skenari..”.
Ai tha se opozita nuk duhet t’i mbajë shpresat tek studiot televizive, por duhet të punojë vetë.
Video:






