6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Çmimet e kartave grafike në Evropë bien në vlerën e tyre reale

- Advertisement -

Të dhënat më të fundit të një ankete realizuar në Gjermani dhe Austri zbuloi se kostoja mesatare e kartave grafike AMD është 5% më e ulët sesa çmimi i përcaktuar nga vetë kompania.

Ndërsa për kartat grafike NVIDIA, çmimi është 2% mbi vlerën e përcaktuar nga kompania. Gjithsesi disa prej kartave grafike të segmentit të lartë ende janë mbi kosto dhe me një diferencë të konsiderueshme deri në 30%.

Kartat grafike që nuk duhet të blini gjatë këtij muaji është segmenti i mesëm që ofron një balancë mes performancës dhe çmimit.

Kartat grafike AMD si RX 6600 shiten 20% mbi vlerën ndërsa ato NVIDIA si RTX 3060 Ti dhe RTX 3060 shiten 17% dhe 11% mbi vlerën e tyre respektivisht.

Sigurisht çmimet reflektojnë kërkesë dhe furnizimin dhe se konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë më tepër për këtë nivel performance.

Ky sektor do të ketë akoma më shumë presion në muajt në vijim kur priten seritë e reja nga AMD dhe Nvidia. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit