6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Çmimet botërore të ushqimit shënojnë rënie të lehtë

- Advertisement -

Çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie të lehtë gjatë prillit pasi në mars shënuan nivele rekorde, tha të premten agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara.

Në indeksin e çmimeve të ushqimit të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë, që ndjek të gjitha trendet globale të çmimeve ushqimore, niveli i çmimeve në prill arriti në 158.5 pikë, krahasuar me 159.7 pikë sa ishte në mars.

“Kjo rënie e vogël në indeks është një lehtësim i mirëpritur, veçmas për shtetet me të ardhura të ulëta e që kanë deficit ushqimor. Por, çmimet e ushqimit vazhdojnë të jenë afër shifrave rekorde të regjistruara së fundmi dhe kjo reflekton shtrëngimin e vazhdueshëm të tregut dhe paraqet sfidë për sigurinë globale të ushqimit për kategoritë më të ndjeshme”, tha Maximo Teroro Cullen nga kjo organizatë.

Edhe pse është shënuar rënie e çmimeve, nëse krahasohen shifrat me prillin e kaluar, atëherë i bie që çmimet botërore të ushqimit janë 29.8 për qind më të larta, teksa janë rritur shqetësimet lidhur me ndikimin që do të ketë në tregjet botërore pushtimi rus i Ukrainës.

Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë po ashtu parashikoi se prodhimi i grurit më 2022 do të jetë 782 milionë tonë, që është një parashikim më i ulët sa kishte qenë paraprakisht.

Parashikimet e reja për rënie të prodhimit të grurit janë bërë duke pasur për bazë gjendjen në Ukrainë, pasi në këtë shtet pritet të ketë 20 për qind më pak sipërfaqe të korrur./rel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit