Sikur të mos mjaftonte 1 miliard euroshi që do t’i paguajë Kristiano Ronaldos deri në vitin 2030 (edhe pasi portugezi të tërhiqet), Al-Nasr vazhdon me çmenduritë.
Ajo e radhës është “Zhoze Murinjo”, për të cilin janë gati të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro si rrogë, në total për dy vite.
Rudi Garsia është dorëhequr si rrjedhojë e rezultateve të fundit të dobëta dhe arabo-sauditët duan të bashkojnë dy portugezët në ekip, si në kohët e Realit.