Derbi mes Chelseat dhe Manchester Cityt, ishte i zjarrtë.
Plot tetë gola u shënuan në “Stamford Bridge”.
Por, “Blutë e Londrës” dhe “qytetarët” u ndanë baras 4:4.
Të parët llogarinë e ndeshjes e hapën mysafirët, përmes Erling Haaland, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutin e 25-të.
Pas katër minutash, vendasit barazuan përmes Thiago Silvas.
Chelsea, nuk ndaloi me kaq dhe në minutin e 37-të kaloi në epërsi me Raheem Sterling.
Nuk vonoi shumë, erdhi edhe kundërpërgjigja e Cityt, përmes Manuel Akanjit, i cili barazoi në 2:2.
Norvegjezi Haaland, e kaloi sërish në epërsi skuadrën e Pep Guardiolas, i cili realizoi edhe golin e tij të dytë personal dhe për rezultatin 2:3.
Ekipi i Mauricio Pochettinos, nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 3:3, në minutin e 67-të ku autor ishte Nicolas Jackson.
E deri në fund të takimit, u shënuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër.
Rodri, në minutin e 86-të ia dha epësinë skuadrës nga Manchesteri.
E krejt në fund Cole Palmer, e vulosi nga 11-metërshi rezultatin e ndeshjes, Chelsea 4 Manchester City 4.
Aktualisht, Manchester City e kryeson tabelën e Premier Leagues, me 28 pikë.
Ndërkaq, Chelsea është në vendin e 10-të me 16-të pikë.