Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një panel së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Kjo në panelin e organizuar nga Clinton Global Initiative.
Clinton në fjalimin e tij kujtoi ndërhyrjen në Kosovë. Ai tha se shumë njerëz e konsideruan të çmendur, për shkak të vendimit për të ndërhyrë në Kosovë. Por, Clinton tha se e bëri, sepse e dinte që kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë.
“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dh në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, tha Clinton.