6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

- Advertisement -

Gazeta ndërkombëtare “Financial Times”, i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Pjesë e këtij teksti ishte edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili tha se serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Clinton u shpreh se kjo nuk i shërben demokracisë në rajon.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton.

“Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Clinton kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës kanë gabuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje komunale. /Telegrafi/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit