Në pjesën e dytë të seancës në Hagë, gjenerali amerikan, Wesley Clark, u pyet nga avokati Lluka Misetiq, nëse kishte informacione se UÇK-ja synonte të shënjestronte serbët dhe konkretisht nëse ‘Thaçi kishte motiv” për përfshirje në akte të tilla.
Clark e konfirmoi atë që e kishte deklaruar se nuk beson që koka e ushtrisë ishte e angazhuar dhe kishte koordinim.
Misetiq: Në verën dhe fillimin e vjeshtës ’99, nuk morët asnjë informacion që udhëheqja e UÇK-së synonte të shënjestronte serbët apo pakicat, apo jo?
Clark: Po!
Misetiq: Po ashtu thoni se nuk besoni se udhëheqja e UCK-së ishte e angazhuar në përpjekje të koordinuara për të shënjestuar serbët dhe minoritetet?
Clark: Po!
Misetiq: Ju thoni se zoti Thaçi nuk kishte ndonjë motiv për t’u përfshirë në akte të tilla?
Clark: Po






