6.1 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Clark: Millosheviqi ka rritur numrin e serbëve që dëshironin të largoheshin nga Kosova

- Advertisement -

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili po dëshmon në Hagë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, u pyet nga përfaqësuesi ligjor i Kadri Veselit, Rodney Dixon lidhur me numrin e serbëve që dëshironin të largoheshin nga Kosova.

Ai tha se nuk ka pasur asnjëherë statistika lidhur me popullsinë, por shtoi se e di që Millosheviqi ka zmadhuar numrat.

“Ne nuk kemi pasur asnjëherë statistika të sakta për popullsinë sepse ishin gjithmonë të motivuara politikisht. Ne nuk e dimë asnjëherë nuk mund të iu themi as sot, as atëherë, nëse janë zhvendosur 200 mijë serbë apo 100 mijë”.

“Ajo që mund të them është që Millosheviqi dhe njerëzit e vet i kishin zmadhuar numrat e regjistrimit të popullsisë që mënyrë që t’iu shërbenin qëndrimeve të tyre”, tha Clark.

Të ngjashme

Të fundit