Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube vazhdon sonte.
Champions League rikthehet për ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale,
Në fokus është ndeshja mes Real Madrid dhe Chelsea, ku ‘Blutë’ synojnë një përmbysje ‘mrekulli’ kundër Real Madridit.
Në ndeshjen e parë në Londër, ‘Los Blancos’ triumfonin me rezultat 1:3, prandaj nuk do të jetë aspak lehtë për Chelsea. Gjithsesi, punë e vështirë edhe për madrilenët që të ruajnë avantazhin.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Allianz Arena’, mes Bayern Munich dhe Villarreal.
Kampionët e Bundesliga gjunjëzoheshin në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Unai Emery, kur u mposhtën 1:0 në ‘El Madrigal’.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00.