8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Çka tregoi “Marshimi për Drejtësi”!

Shkruan: Kimete Berisha
1. Shqiptarët u bën të gjallë edhe një herë.
Ende u rreh një damar.
Por, të gjallë u bën vetëm ata që e kanë përjetuar luftën, ata që në një farë mënyre kanë ‘vdekur’ njëherë.
Të gjallë u bën vetëm të përvuajturit, të përndjekurit, të plagosurit në trup, të sakatosurit në shpirt, ata që kanë humbur gjithçka, bashkëvuajtësit, ata që kanë vuajtuar fort, gjithmonë e papushim.
3. E maturantët ku janë?
..studentët çka bëjnë?
Nuk protestojnë të rinjtë.
Për ta Liria ‘nënkuptohet’.
Lufta nuk është punë për ta.
4. Shkolla dhe shtëpia, qe 20-të vite ua mëson ‘lirinë individuale’, ‘pavarësinë individuale’…
Ende pa pasur individualitet – ua mësojnë lirinë individuale.
Ende nana ua blen bukën, por ua mësojnë pavarësinë individuale, pavarësinë fiktive, irreale.
– Për ta, atdheu është si Dielli që e ka për detyrë të ta bëj dritë për ta…se Dielli është në shërbim të njeriut, e jo njeriu në shërbim të qiejve;
si Toka që s’ka nevojë për lejen e tyre që të ekzistojnë.
Janë edukuar ta kërkojnë lumturinë, të jetojnë sipas qejfit të tyre, por jo të merren me punë e atdheut.
Loja dhe lumturia janë atdheu që mjafton.
Askush nuk mëson më vjersha për atdheun.
Për lirinë. Patriotizmin.
Për atdhe ka vdekur kush ka vdekur!
5. Kosova nuk mund të llogaris në rininë e saj.
Ata që nuk kanë ikur jashtë, janë mbyllur brenda internetit.
Jetojnë të mbyllur vullnetarisht në një burg online.
Nuk duan të dalin nga aty, sepse nuk e kanë asnjë lidhje me realitetin.
6. Çka u bën përshtypje atyre?
Çka i bën nervoz ata?
– Çmimet e larta?
Nuk e dinë çmimin e bukës.
– Ndarja e Kosovës?
Jo.
– Papunësia?
Ka kush punon për ta.
Puna e tyre është loja.
Ata janë edukuar të jenë ‘princër e princesha’ që s’prekin punë me dorë.
Nëse nuk e pastrojnë dhomën e tyre, çka u intereson nëse atdheu u bë rrëmujë.
Nëse nuk e hudhin bërllogun e shtëpisë, nuk u lë përshtyoje nëse bërllogu e ka mbuluar atdheun.
Asgjë nuk i rebelon.
Përveç nëse u ndërhyn në lojë.
Nëse e organizon një protesttë pro izolimit të të rinjëve në dhomat e internetin tyre – i motivon.
Përndryshe, tema e luftës, e burgut politik, e papunësisë, e varfërisê…janë tema arkaike.
Ata as flasin shqip më.
7. Çka tregoi Marshimi i sotëm për Drejtësi!
Se, u decentralizua protesta, që nga pas lufta e kishte ‘privatizuar’
Vetëvendosja dhe e mbante peng. Vetëvendosja e shfrytëzonte protestën si armën kryesore kundër kundërshtarëve.
Por,
Qeverisja e padrejtë dhe antishqiptare e Albin Kurtit e ka rritur këtë marsh!
Secili kërkon të dal nga ‘burgu i hapur’ i Albin Kurtit.
Kur shqiptarët e panë se si Albin Kurti i çoi në qiell kriminelët e vrasësit serbë të shqiptarëve – vendosën të rikthehen tek ata që e larguan Serbinë nga Kosova.
Rrenat e Albin Kurtit u bën protestues kundër tij.
Prandaj kaq shumë protestues, sepse kaq shumë rrena të Albin Kurtit.
Sot, Hashim Thaçi ishte shpresa e vetme e shqiptarëve!
P.S. Ju lutem merrni guxim, hyni në dhomat e djemëve e vajzave; ndaljauni internetin; ndezjauni dritat; prishjauni lojën dhe ua tregoni fotografinë e protestës së sotme.
Tregojuni se Serbia u afrua te porta.
E se njëfarë Albin Kurti e ka degraduar Kosovën.
Flisni shqip me ta.
Se, rinia shqiptare nuk ka nevojë më të jetë shqiptare.
Asnjëri nuk flet shqip.
Një herë ishte moderne të ishe sheherli turqeli;
pastaj u bë moderne të ishe graxhan që di serbisht…
e sot të flasësh shqip për rininë shqiptare është prapambeturi….dhe e padobishme.
P.S. UÇK ❤️

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit