Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po ‘kryqëzohet’ në Facebook shkaku i një deklarate krejtësisht të keqkuptuar që e dha sot.
Kryeministri Rama mbajti një konferencë për medie gjatë ditës së sotme për të folur mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për qëndrimet e Shqipërisë, shkruan Nacionale.
Që në nisje, ai ishte shumë i prerë në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë të shprehur edhe dje. Serbia ishte fajtore për atë që kishte ndodhur. Ai u shpreh se Shqipëria për herë të parë në dhjetë vjet nuk ishte rreshtuar me një deklaratë të BE-së pikërisht për t’i dalë në krah Kosovës dhe duke kërkuar denoncim të ashpër të Serbisë.
Deklarata
Rrjetet sociale kanë vërshuar me deklaratën e tij se Edi Rama ka thënë që “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës.”
Ai u sha edhe nga aktivistja e famshme e VV-së, Dejona Mihali, dhe nga analisti Shkëlzen Gashi.
Por, cila ishte në të vërtetë deklarata e kryeministrit Edi Rama? Ai po deklarohej për shtimin e trupave të KFOR-it në veri.
Lexojeni me kujdes çdo fjalë të thënë në këtë pjesë:
“KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë. E kam bërë edhe në samitin e NATO-s. Dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Tani, çdo hezitim dhe çdo vonesë, deri dhe me argumentin e orëve të fundit – jo kemi, jo s’kemi mjaftueshëm trupat – mund ta bëjë larg qoftë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më t’madhe në trupa po dhe në vështirësi.” – thotë ai (dëgjo nga minuta 22:59 deri më 23:50)
Për fat të keq disa media nuk e kanë transkriptuar atë që e ka thënë Rama në mënyrën e saktë, duke kërcyer menjëherë në një pjesë tjetër.
Në anën tjetër, duhet thënë se të njëjtën gjë efektivisht e ka thënë edhe kryeministri ynë Albin Kurti për gazetën gjermane Die Welt, por edhe në raste të tjera. Madje, në po të njëtjën konferencë, të njëjtën gjë, e përsërit edhe Edi Rama.
“Më vjen mirë që këtë tanimë e kërkon edhe Kosova. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtoj,” – u shpreh ai.
E se kjo nuk ka të bëjë asgjë me idenë se Edi Rama po kërkon që Kosova të mos ketë kontroll efektiv në veri të vendit, e dëshmon edhe pjesa tjetër e fjalëve të tij.
Ai pyetet nga një gazetare në lidhje me deklaratat e tij ku shprehte frikën se Kosova mund të rrëshqiste në humbje të kontrollit të saj në veri dhe në trupa të KFOR-it shtesë. Kjo ishte përgjigja e tij:
“Nuk jemi akoma aty, po mund të shkojmë aty… E shikoni ju se çfarë ndodh. E thashë, nuk duhet ndonjë farë mençurie e veçantë apo ndonjë dhunti për të parë të ardhmen. Duhet vetëm përqendrim tek vija historike dhe vija e aktorëve në fushë për të parë se si do të shkojnë gjërat. Nuk ka ndryshe… ” – u përgjigj ai nga minuta 33:48 deri në minutën 35:27.
Pra, Edi Rama i frikësohet një skenari për të cilin po citohet sikur po e kërkon: