Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar thirrjen e kundërshtarit të tij politik, Dardan Molliqajt për të protestuar kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Kurti është shprehur para gazetarëve në mënyrë cinike kur u pyet prej tyre për një gjë të tillë.
“Çka të bëjë tash unë, çka me komentu, protesta të shtunën sot është e martë!” – u shpreh Kurti.
Gjatë ditës së djeshme, Molliqaj kishte njoftuar se u kishte dërguar ftesë bashkëpunimi partive opozitare që kishin rezerva për marrëveshje.
Deri tash, nuk dihet nëse ai ka marrë përgjigje.