23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

“Çka po prisni? – Shumicën – Nuk po bëhet! Sikur LDK t`i kishte 48 do ishte shumë e lehtë – Abdixhiku thotë se VV e ka bërë të lehtë refuzimin

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputet shumë lehtë do të formonte institucionet.

Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.

Abdixhiku në “Pressing”, tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.

“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit