Home Lajme Çka po premtojnë më shumë subjektet politike?

Çka po premtojnë më shumë subjektet politike?

0
Çka po premtojnë më shumë subjektet politike?

Partitë politike po mblidhen nëpër qytete të ndryshme për t’i bindur qytetarët për t’i votuar ata.

Arsimi edhe në këtë fushatë po proklamohet si një nga prioritetet kryesore për secilën nga subjektet politike.

Ngritje të pagës për mësimdhënësit, ndërtim të çerdheve e mësim tërë-ditor janë disa nga zotimet e tyre.

Por sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja partitë politike duhet të fokusohen më shumë në përmirësim e cilësi në arsim.

“Përtej atyre premtimeve ajo çka është me rëndësi, është te kemi një ndryshim të prekshëm në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies, kjo është jo vëmendja që do të duhej të ishte epiqendra e çdo debati, jo premtime boshe për përfitime elektorale të rritjes se pagave e të ndërtimit të shkollave por premtime konkret që premisojnë cilësinë në mësimdhënie”, tha Qehaja.

Edhe për ekspertin e arsimit, Argjend Osmani, këto premtime duhet të shihen me rezervë.

“Premtimet që dhënë partitë politike duhet parë dhe  analizuar me rezervë meqenëse ato janë parazgjedhore dhe si të tilla zor që do të implementohen në praktikë. Ajo çka me ra në sy është fokusi tek rritja e pagave në përgjithësi të sektori publik, por natyrisht edhe në sektorin e arsimit  që domosdoshmërish kjo do të nënkuptoj zvogëlim të investimeve kapitale”, tha Osmani.

Kështu, njohësit e arsimit tregojnë reformat që duhen bërë në arsim nga cilado parti që merr pushtetin.

“Pra instalimi përmes instalimit të mekanizmave të mirëfilltë që na thirre në përgjegjësi edhe të mësimdhënësve që nuk përformon në klasë por edhe ministrit që nuk zbaton ndryshime ne qeveri”, deklaroi Qehaja.

“Por fatkeqësisht asnjëra prej qeverive nuk ka punuar që të së paku ta zbusë në masë të konsiderueshme që të punohet në drejtim të modernizimit në drejtim të futjes se inovacionit në arsim,në drejtim të përmirësimit të kushteve  të përgjithshme duke përfshire ato infrastrukturore organizativ”, u shpreh Osmani.

Në bazë të testit PISA të mbajtur në vitin 2022, Kosova ishte renditur pothuajse në vendet e fundit ku nga 80 shtete pjesëmarrëse kishte zënë vendin e 78-të.

Exit mobile version