Home Lajme Çka po ndodhë në Speciale: Emmerson të hënën foli për dëshmitarin e radhes se negocoi për përfitime, sot një refuzoi të dëshmojë

Çka po ndodhë në Speciale: Emmerson të hënën foli për dëshmitarin e radhes se negocoi për përfitime, sot një refuzoi të dëshmojë

0
Çka po ndodhë në Speciale: Emmerson të hënën foli për dëshmitarin e radhes se negocoi për përfitime, sot një refuzoi të dëshmojë

Një dëshmitar që u paraqit sot në gjyq për të dëshmuar kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, refuzoi ta bëjë një gjë të tillë. I njëjti, përmes avokatit të tij tha se është i stresuar. Paraprakisht, ai mohoi disa prova të Prokurorisë, duke thënë se nuk ka dhënë intervistë në vitin 2004, ashtu siç pretendon Prokuroria e Specializuar.

Sidoqoftë, çështja me këtë dëshmitar duke të jetë më e komplikuar dhe jo ashtu siç duket, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e kishte paralajmëruar një situatë të tillë. Në një ndër seancat e kaluara, teksa po dëshmonte dëshmitari serb i prokurorisë, avokati i ish-kryetarit të Kuvendit kishte thënë së në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës, pra siç duket për këtë që doli sot në gjyq, ka vërejtuar se ai ka tentuar të negociojë me Prokurorinë për një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.

Sipas Emmerson, aty vërehet se dallohet një zyrtar i Prokurorisë që i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në rast se dëshmon kundër krerëve të UÇK-së.

Në këtë rast, ishte redaktuar seanca duke ia mohuar publikut të dëgjohet për këtë skandal të Prokurorisë.

E shqetësimi i Emmersonit siç duket tash po del në pah edhe fizikisht. Kjo pas situatës së shkaktuar në seancën e sotme, ku personi në fjalë refuzoi të dëshmojë.

I njëjti, u duk sikur e befasoi prokurorinë por mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështjeje.

Exit mobile version