Gani Geci ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se një ditë para seancës së parë të Kuvendit, ish-kryetari i Kuvendit dhe njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar personalisht për t’i kërkuar votën e deputetes Marigona Geci në mbështetje të qeverisë së Albin Kurtit.
“Ka pasë nga sekserët e LVV-së. Një prej deptetëve të LVV-së të rrethit të Prizrenit dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, me datën 14, një ditë para seancës së parë me ka thirrë dhe me ka thanë çka po kërkon që me na votu qeverinë e Albin Kurtit.” – tha ai