-9.2 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Çka po fshihet prapa “qetësisë” në veri të Kosovës

- Advertisement -
Nga Behxhet Shala

A ka ndryshuar Serbia apo jemi ndër lule: Situata e sigurisë në veri të Kosovës po paraqitet si e qetë por e brishtë. Ky është cilësim i ndërkombëtarëve, mashtrues për naivët por alarmues për njohësit e sigurisë. Sipas institucioneve të Kosovës situata është aq e mirë që çdo gjë po shkon “si vaji në tepsi”.

Veton Elshani, si zv.drejtor i Policisë në veri të Mitrovicës, shef i informimit, i zbulimit dhe kundërzbulimit dhe ca përgjegjësive të tjera, situatën në veri të Kosovës po e paraqet aq idilike sa, nuk ka mbetur gjë tjetër përveç se aty të gjirohet filmi për Romeo e Xhulietën në kontekstin politik të dashurisë midis Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit. Një gjë nuk e kam të qartë; si është e mundur që situata të jetë aq e qetë dhe stabile kurse, në anën tjetër është dyfishuar apo edhe trefishuar prania e ushtarëve të KFOR-it.

Pala kosovare, përkatësisht KM Kurti, presidentja Vojsa Osmani, mendermethënë ministrja për punë të Jashtme, Donika Katran Shvarci, që nga fillimi i mandatit i bien daulles së luftës për faktin se adresën e vendbanimit e kanë në Norvegji, Gjermani dhe Australi nga edhe do ta udhëheqnin luftën. Donika Shvarc, pas ngjarjeve të fundit kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare ta ndalë Vuçiqin para se ta nisë luftën pasi ajo nuk është e zonja, jo për luftë por për asgjë përveç urrejtjes patologjike që e ka ndaj udhëheqësve të luftës çlirimtare, të burgosurve politikë dhe Bacë Adem Demaçit.

Vjosa Osmani ndjen dhembje për viktimat e luftës në Ukrainë, aspak për viktimat në Gazë sepse nuk janë nga Ukraina, kurse kërkon luftë në Kosovë. Albin Kurti e ka traumatizuar popullin me paralajmërime të përditësuara për një luftë në Kosovë duke deklaruar se Kosova do të mbrohet edhe me jetën… e të tjerëve, jo të veten.

Xhef Billi, një amerikan që kishte shërbyer në shumë misione ndërkombëtare në Kosovë e që ndërroi jetë kohë më parë, në takime të rregullta që kishim, bashkë me të ndjerin Ramush Tahiri, pati thënë se në një të afërme do të bëhet e pashmangshme një luftë midis Kosovës dhe Serbisë për të vendosur gjërat e duhura, në vende të duhura. Unë mbroja qëndrimin se në një luftë eventuale, nuk do të bëhej midis Kosovës dhe Serbisë por midis shqiptarëve dhe serbëve, pra do të ngrihej në një nivel më të lartë. Vetëm në këtë rast do të zgjidheshin çështjet e pazgjidhura.

Xhef Billi ishte shumë i informuar, sigurisht ishte njeri i shërbimeve informative, kishte qenë i pranishëm në mënyrë aktive në luftën në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Gjuhën shqipe e fliste rrjedhshëm dhe pa gabime, për Arbërie Nagavcin, Dimal Bashën, Mefin, Lilin, narkomanët e Perzerenit dhe abalfabetët funksionalë dhe jofunksionalë të LV – së ishte Eqrem Qabej. Po ju tereq dhe tarakesha, pasi doni luftë pse kërkoni ndihmë nga KFOR-i! Bëjeni punën vetë, hapeni urën dhe rrudheni b….n. Po, nuk e bëni as të parën e as të dytën, nuk keni këllçe për asgjë përveç intrigave dhe mashtrimit, smirës dhe urrejtjes, shkaktimit të përçarjeve dhe dashurisë falso ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe urrejtjes së papërmbajtur ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për një b.th karrike.

Si të kuptohet “qetësia në veri”: Don Kishoti i politikës kosovare, KM Albin Kurti përmes shqyptarëve sançopançian, Xhelal Sveqlës dhe Elbert Krasniqes, hynë në shumë aventura që as Servantesi nuk do të ishte në gjendje t’i sajojë përkundër imagjinatës fenomenale që e kishte. E fshiu veriun, pa hasur në asnjë kundërshtim nga serbët lokalë dhe jo vetëm lokalë. Deri sa edhe urën e Ibrit deshi ta hapë, dhe sigurisht se do ta hapë, por që nuk dihet as koha, dita, muaji apo viti, është informatë e klasifikuar, sekret shtetëror e qasshme vetëm për Kurtin, Vuçiqin dhe Burnsin e CIA-s.

Mefi, Tore Colli, Agim Tartufi, Lenka Quko e Drejtësisë, Xhelal Kajo Karafili dhe Faraoni i Egjiptit, Cen Dezertori, Liburnalia, i përfunduan të gjitha punët, që nga përmjerrja nën urë, deri te arsenali i pordhëve mbi urë (matës i fizibilitetit ) dhe, kur deshën ta prejnë shiritin, nga duart ua mori gërshërët Burnsi duke iu thënë: “Flladituni pak”, jo më në Ujman por në Santorini apo Mykonos, te gjaku apo te rrënjët kombëtare të Dejona Mihalit.

Kosova u bë atraksion turistik duke siguruar linja autobusi nga e gjithë Kosova, MV, Lugina, Mali i Zi dhe Shqipëria, me destinacion Prishtina Mall. Atraksioni tjetër ishte Ujmani ku nuk shkonin autobusët por xhipat qeveritarë. Xhela e rreshke cullën, Fatoni e flladiste Pecin kurse Torja gatuante flija, Agimi bënte mëlmesë me pequrka, Cen Dezertori i kujtonte ditët e lavdisë pasi kishte ikur nga lufta. Dhe, kështu me radhë. Pas takimit me kryespiunin e CIA-s, Burns, i cili ndaloi hapjen e urës duke i lënë “skifterët” e LV-së pa adrenalinë, k..e edhe ashtu nuk kishin, pata menduar se Kurti përkohësisht nuk merret më, as me urën e as me veriun. Nuk kaluan disa ditë nga ky takim dhe Kurti, as një e as dy por u mëshoi zyrave paralele duke ua vënë dryrin. E pabesueshme për rrethana normale, e besueshme për rrethana të sajuara. Pas një bllokimi të pikave kufitare nga Vulini dhe vulinistët, për bindjen time e sajuar dhe e menaxhuar si mikroreagim, KM i lavdishëm i Kosovës, Albin Kurti mblodhi materialet nga zyrat paralele për t’i dërguar te institucionet përkatëse. Nuk pati asnjë reagim nga serbët lokalë, rajonalë e as global. Madje, nuk reagoi as Novak Gjokoviq gjë që nënkupton se punët nuk janë ashtu si po duken.

Nëse kemi parasysh situatën se serbët e veriut bënin luftë edhe me KFOR-in, Policinë e EULEX-it, kur kërkohej nga ta, se me një sirenë alarmi mblidheshin, i madh e i vogël, të rinj dhe pleq para barrikadave ku qëndronin me ditë të tëra, në borë dhe shi, vapë dhe acar,”dorëzimi”i tyre para masave, thuaja paqësore të Albin Kurtit nuk ka asnjë kuptim. Askush nuk beson se këta i respektojnë ligjet e Kosovës, se kanë frikë nga Albini apo Xhelë Culla, se duan të integrohen në institucionet e Kosovës dhe shumë të tjera ekuacione, jo me një të panjohur por me shumë të panjohura. Prapa kësaj qetësie fshihet një marrëveshje, e heshtur apo e ndërmjetësuar, nuk ka rëndësi.

1. Palët (Kurti dhe Vuçiqi) janë marrë vesh që ta luajnë lojën, deri në një kohë të përshtatshme. Nga kjo marrëveshje fitojnë dy personazhet autokrate, Albini vota, Vuçiqi blenë kohë brenda dhe vazhdon ta forcojë pozitën në planin ndërkombëtar. Që të dy janë kundër zbatimit të marrëveshjes, deri kur t’u vjen veja te b…a.

2. Për këto veprime Albin Kurti ka një përkrahje të fuqishme që botërisht e kritikojnë kurse, nën rrogoz i thonë të vazhdojë më tutje. Kjo është për ata që duan që të tjerët të punojnë për ne, pa kërkuar asgjë nga ne. Bëhu budalla e beso për këtë.

3. Albin Kurtit nuk ia ndien për askënd, nuk njeh Zot as Mbret, i ka k…t më të mëdha se Herkuli, nuk i intereson as pushteti e as karrika, nuk njeh superfuqi etj. Të besoni këtë duhet të jeni superbudalla, i pagdhendur mendërisht, analfabet politikisht, i moralshëm pamoralisht dhe i qelbur kombëtarisht.

Besoj se është një marrëveshje që ka një çmim edhe për Kosovën si dhe për Serbinë, së shpejti e marrim vesh për çmimin e faturës. Pas konsolidimit në BE dhe pas fitores së republikanëve në Amerikë. Aq më parë që Serbia kontrollon në masë të madhe serbët e Kosovës duke iu dhënë paga, pensione, ndihma sociale dhe duke i mirëmbajtur sistemet paralele të arsimit, shëndetësisë, sigurisë etj.

Kur nuk merreni me të gjallët, domosdoshmërisht merreni me varre, për vota: Të shtunën e kaluar në Podujevë u përurua shtatorja e Ibrahim Rugovë, presidentit të Kosovës në kohën kur Kosova nuk kishte status të pranuar ndërkombëtarisht, ishte shtet i njohur vetëm nga Shqipëria dhe Mashidezeku. Në atë kohë Kosova nuk ishte as shtet e as krahinë . Juridikisht ishte asgjë. Në këtë asgjë juridike, Rugova ishte president. Pavarësia u shpallë vetë pasi Rugova ndërroi jetë. Shtatorja e Rugovës u vendosë në parkun e qytetit, në lokacionin që ishte rezervuar fillimisht për Fadil Vokrrin e pastaj për Bacën Adem Demaçi. Fadil Vokrrin e dërguan në Prishtinë, në margjina të stadiumit futbollistik me të njëjtin emër. Ndërkaq, Bacën Adem Demaçi e përzunë nga Prishtina duke e vendosur në Podujevë, në një hapësirë jotipike për personalitete të mëdha njerëzore, kombëtare dhe politike, para kafiterive të qytetit . Zhvendosja e Bacës Adem Demaçi, që tërë jetën ia kushtoi luftës për liri dhe bashkim kombëtar u bë ekskluzivisht për përfitime politike të partisë në pushtet, jo se e çmojnë, duan apo respektojnë Bacën. Kurse, njëri ndër qëllimet kryesore të kësaj zhvendosjeje ishte përpjekja për margjinalizim të Bacës. Këto përurime janë shpeshtuar para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nga persona të shpërfytyruar, deri në shëmti morale. Dhe kjo paguhet me para të shtetit apo të xhepit. Vojsa Osmani, një rugoviste e rreme, falco dhe e padinjitetshme, pasi, si rrogëtare e Kurtit e masakroi LDK – në duke e përgjysmuar, tash derdhë lot gëzimi në Podujevë, në përpjekje alkimiste për t’u bërë rugoviste, shkaku i votave për mandat të dytë presidencial. Pa kokërr morali.

Albin Kurti që ishte antirugovisti më i madhi midis antirugovistëve tjerë, doli me shportë në dorë për të mbledhur vota para shtatores së Rugovës në Podujevë. Aty ishin edhe vrasësit e LDK-së, Donika Katran Gërvalla dhe shoferi i xhipit të Burdushit, Faton Peci. Djali i Rugovës nuk e respektoi Kurtin, Kurti nuk e respektoi Osmanin kurse Osmani ua dha ate që e meritojnë Donika dhe Fatoni, injorimin duke mos ua lëshuar as sytë. Bulliqi, kryetar i Podujevës nga LV-së, me ADN të LDK-së dhe Ekrem Hyseni, kryetar i LDK-së në Podujevë vetëm sa nuk i nxorën armët pasi verbalisht e dhunuan njëri-tjetrin. Në këto rrethana u përurua përmendorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë, kundërshtarit të madh të luftës çlirimtare dhe penguesit edhe më të madh të kësaj lufte. Nga kjo përmendore presin vota Albin Kurti, Vojsa Osmani, Faton Peci, Donika Shvarc, Shpejtim Bulliqi dhe Ekrem Hyseni. Në pamundësi të rrisin votat nga të gjallët, shpresojnë te varret dhe shtatoret. Çfarë rënie e standardeve minimale njerëzore . Po këto përmendore kanë edhe një çmim; Vojsa Osmani ka ndarë mbi 50.000 mijë euro për rregullimin e mjedisit rreth varrit të Rugovës në Prishtinë. Albin Kurti paska ndarë 50.000 euro për shtatoren e Rugovës në Podujevë. Ndërkaq, përmendorja e Albinit në një fshat në Podujevë ka kushtuar më pak, vetëm 283 gram kokainë të klasit të dytë.

Në anën tjetër shumë ushtarë të UÇK-së, ish të burgosur politikë, qytetarë të varfër, vdesin e po bëjnë vetëvrasje në mungesë të kushteve për mbijetesë apo mjekim shkaku se shteti ndanë para për shtatore dhe varre duke injoruar heronjtë e gjallë. Rasti i fundit është ai i Gani Kocit që pret vdekjen nga mospërkrahja e shtetit. Vitet e aktivitetit kombëtar dhe politik, vitet e kohës së kaluar në llogoret e Jugosllavisë dhe Serbisë, vitet e lavdishme në UÇK dhe në ndërtimin e shtetit po neglizhohen nga ata që asgjë nuk bënë për këtë vend dhe popull përveç se i morën të gjitha të mirat për veten e tyre dhe pasardhësit e tyre. Më së paku që mund t’iu thuhet është se janë: TË POSHTËR!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit