9.4 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Çka pas përfundimit të mandatit? Osmani ia “lë popullit në dorë” të ardhmen: Do të vazhdoj nëse qytetarët duan

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, s’ka pranuar të flas se a do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike edhe pasi t’i përfundojë mandati i presidentes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës është ai që vendos për këtë duke theksuar se nëse qytetarët duan që ajo të vazhdojë të jap kontribut për Kosovën, ajo do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë.

‘‘Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani, mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës, dhe në qoftë se populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për Republikën tonë, atëherë do të vazhdojë ta jap atë kontribut. Nëse qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontributin në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Çka është më rëndësi është që unë do të vazhdojë të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional qoftë politik’’, ka deklaruar ajo për DW.

Të ngjashme

Të fundit