Nëse burrat zgjohen shpesh gjatë natës për të urinuar, atëherë sipas ekspertëve shëndetësorë kjo mund të ketë shkaktarë të ndryshëm.
Një ndër arsyet apo shkaktarët jo më të shpesht, por më serioz është ajo e kancerit të prostatës.
Ndërkaq, tek burrat që janë në moshë më të shtyrë, urinimi i shpeshtë gjatë natës është një simptomë normale, raporton The Sun.
Sa i përketë simptomave të kancerit të prostatës, ato fillojnë me ndjesinë sikur fshikëza nuk është zbrazur plotësisht dhe gjaku në urinë ose edhe në spermë.
Megjithatë, shumë burra nuk kanë simptoma, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes, kështu që është jetike të jeni të vetëdijshëm për rrezikun, i cili rritet me moshën.
Është mirë që edhe nëse nuk keni simptoma të tilla, por vetëm po urinoni shpesh natën, të bëni një kontrollë tek mjeku.
Ekspertët shëndetësorë thonë se cili do që të jetë shkaktari i saj, kur zbulohet më herët do të jetë më lehtë i menaxhueshëm.
“Simptomat e reja ose përkeqësimi, sipas ekspërtëve, duhet të jenë një shkas për të folur me mjekun tuaj të familjes dhe për të kontrolluar prostatën.