Në vitin 2018, “MARCA” kishte emëruar 14 futbollistë të rinj që mund të bëheshin superyjet e së ardhmes, por ku janë ata pas 7 vitesh?
Derisa futbolli vetëm vazhdon e të rritet çdo herë, tifozët zgjedhin disa lojtarë që mendojnë se mund të bëhen yje.
Disa arrijnë të përkojnë me potencialin e tyre, teksa disa nuk arrijnë të përmbushin pritshmëritë dhe destinohen për dështim.
Dhe kjo duket të jetë çështja e disa lojtarëve, të cilët në vitin 2018 ishin zgjedhur si lojtarë me potencial për të arritur gjëra të mëdha në të ardhmen.
Lista e “MARCA” përfshin disa lojtarë që njëmend kanë bërë diçka me karrierën e tyre, si: Vinicius Jr, Rodrygo e Phil Foden.
Por, mediumi spanjoll kishte përfshirë edhe disa emra pak të njohur që ndoshta nuk kanë arritur madhështinë e të lartpërmendurve.
Moise Kean
I përshkruar nga “MARCA” si “Balotelli i ardhshëm”, Kean ka përjetuar një karrierë goxha interesante.
Italiani e nisi te Juventusi, derisa për një kohë të shkurtër i dha vetës emrin si një nga talentët më premtues të futbollit. Kjo bëri që Evertoni të nënshkruajë me të për 25 milionë paund në një marrëveshje pesëvjeçare.
Megjithatë, Kean dështoi tek Evertoni, duke bërë që klubi ta huazojë te PSG-ja dhe te ish-klubi i tij, Juventusi.
Eventualisht, pasi shënoi vetëm katër gola me Evertonin, klubi anglez e shiti prapë te Juventusi për 25 milionë paund, para se italiani t’i bashkohej Fiorentinës gjatë verës së kaluar.
Abel Ruiz
Fatkeqësisht, Abel Ruiz është lojtar i daluar nga akademia e Barcelonës, por që nuk ka arritur majet e futbollit europian e botëror, sikurse disa nga shokët e tij.
Vetëm pak kohë pas publikimit të listës nga “MARCA”, Abel Ruiz shënoi penalltinë fituese në Superkupën e Katalonisë me ekipin e Barcelonës ndaj Espanyolit.
Por, karriera e tij me Barcelonën nuk vazhdoi më tutje, pasi u shit te Braga më 2020.
Vitin e kaluar, sulmuesi spanjoll u rikthye në vendin e tij të lindjes, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Gironan.

Willem Geubbels
Geubbels e nisi karrierën e tij tek akademia e Lyonit, derisa u bë lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që kishte luajtur në Ligue 1.
Francezi më vonë u bë edhe lojtari më i ri që debuton në Ligën e Europës.
Më 2018, Geubbels iu bashkua Monacos për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh.
Fatkeqësisht ai nuk kaloi periudhë të mire të klubi i ri, duke luajtur vetëm 17 herë, kështu që u tranferua te St. Gallen në Zvicër më 2023.

Jann-Fiete Arp
Sipas “MARCA”, parashikohej se Arp do të bënte gjëra të mëdha me Gjermaninë dhe Hamburgun.
Arp është produkt i akademisë së Hamburgut, me të cilin bëri 38 paraqitje, të cilat ia siguruan një kalim te Bayerni.
Megjithatë, gjermani bëri vetëm një paraqitje me Bayernin, me Joshua Zirkzeen që ishte konkurrent bashkë me të për një vend në ekipin e parë.
Arp kaloi kohën më të madhe në Mynih duke u paraqitur me ekipin e dytë, derisa më 2022 nënshkroi me Holstein Kiel.
LISTA E PLOTË E “MARCA”:
Vinicius Junior
Victor Mollejo
Abel Ruiz
Moise Kean
Ferran Torres
Jadon Sancho
Phil Foden
Willem Geubbels
Moise Kean
Pietro Pellegri
Ethan Ampadu
Jann-Fiete Arp
Timothy Weah
Rodrygo
Sergio Gomez