8.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Çka ka gjetur policia në shtëpinë e personit që dyshohet se ka gisht në vrasjen e djeshme në Podujevë

- Advertisement -

Sipas policisë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa gruaja e tij është plagosur dhe është dërguar për hospitalizim në QKUK.

“Podujevë 11.09.2023-12:20. Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër  pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar se ishte i përfshirë në këtë rast.

Gjatë kontrollit në banesën e tij nga policia, është gjetur një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor për vrasjen gjendet në arrati.

“ Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Se është ndaluar një person këtë vrasje e kanë konfirmuar për Express edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës,  Laureta Ulaj ka thënë për Express se prokuroi i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi te dyshuar, ne rastin e vrasjes se rende ne Podujeve”, ka thënë ajo.

E para syve të djalit të tyre 4 vjeçar dje në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagosë në stomak. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit