-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Çka është ky rrëfim i poshtër?” – Mirena përplaset ashpër me zyrtarin e PSD-së

- Advertisement -

Në “Pressing” të T7, të hënën ka pasur debat të ashpër në mes gazetarit Ilir Mirena dhe Zgjim Hysenit nga PSD.

Hyseni tha se “fakti që VV-ja është duke qeverisur keq nuk nënkupton se qeverisjet e kaluara kanë qenë mirë”.

Në theks të veçantë Hyseni ka kritikuar procesin e privatizimit.

Por, Mirena i tha Hysenit se “kjo ka qenë propaganda e VV-së”.

Pjesë nga debati:

Hyseni: Qeverisjet e kaluara e kanë sjellë Kurtin në pushtet, këtë s’duhet me harru.

MIrena: E kanë pru rrenat, mashtrimet, propaganda e fëlliqur dhe investimet marramendëse Pse s’ke apliku ti me ble tokën në privatizim tokë bujqësore. Çka është ky rrëfim i poshtër që e keni kriju.

Hyseni: Mos e mbroj privatizimin në Kosovë, sepse është plaçkë. Ti po do me thënë se privatizimi ka qenë mirë.

Mirena: Po përfekt ka qenë.

Hyseni: Nashta për ty e për shokët  e tu.

Mirena: Me kësi propagande  e keni sjellë VV-në në pushtet. Ti ia ke mundësu me marrë 51%.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit