Të hënën e 14 tetorit, shënohet edicioni jubilar në vendin e origjinës.
Berlini është nikoqir i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që 10 vjet më parë nisën përafrimin me Bashkimin Evropian.
Nisma që njihet si Procesi i Berlinit kulmon të hënën e dytë të tetorit me takimin e liderëve të 6-shes ballkanike me kancelarin gjerman Olaf Scholtz, e ku do të ketë edhe firmosje ujdish.
Mes tjerash, Jeton Zulfaj, këshillar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tha për Klanin se Kosova do të përfitojë edhe nga zotimi që pritet të dalë nga takimi përvazhdimin e fqinjësisë së mirë mes rajonit.