Analisti Bleron Baraliu ka komentuar letrën e Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun.
Ndonëse apriori është shprehur kundër këtij koalicioni, ai ka thënë se do të ishte absurde që LDK-ja ta refuzon këtë ftesë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti është një dështak i neveritshëm politik.
Megjithatë, sipas tij, pyetja që ka shtruar Kurti në letër është legjitime.
“Unë jam apriori kundër koalicionit ldk-vv, sepse mendoj se në 2-5 vitet e ardhshme është koha optimale për një qeveri të unitetit që do të mund ta definonte rrugën strategjike të përparimit dhe bashkimit shqiptar. Por, nga këndvështrimi rrethanor e politik, nëse Albin Kurti po e zgjat dorën e koalicionit me vullnet dhe sinqeritet, do të ishte tejet absurde nëse Lumir Abdixhiku dhe LDK refuzojnë ta konsiderojnë këtë… Pra, është diçka tjetër nëse LDK përcakton kushtet e veta të pa kompromis cilatdo qofshin ato, por do të ishte tejet destruktive që një parti që nuk ka arrit ti mbërrijë as 20% të mos vlerësonte fare ofertën për bashkëpunim nga partia me mbi dyfishin e votave të tyre”, duke përmendur pyetjen e Kurtit rreth zgjedhjeve.
“Sado që Albini është një dështak i neveritshëm politik, pyetja e tij “çka do të ndryshonin zgjedhjet?” është legjitime dhe me peshë. Nuk ka rrethana ku LDK do të rritej në nivel domethënës në rast të zgjedhjeve të reja. Në fakt, varianti më i besueshëm është që VV të arrij në 50+ deputetë pas rënies së AAKsë nën prag.”, ka shkruar Baraliu.