15.6 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

City vazhdon garën për titull, fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace

- Advertisement -

Manchester City ka arritur ta mposht Crystal Palace me rezultat të thellë prej 2-4.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Matetan në minutën e 3-të, ndërsa pas 10 minutash De Bruyne barazoi shifrat me një supergol, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Me të nisur pjesa e dytë, City kaloi në epërsi me Lewis i cili shënoi në minutën e 47-të, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, për katër minuta City i shënoi edhe dy gola të tjerë me Haalandin në minutën e 66-të dhe De Bruyne në të 70-ën.

Kurse, Crystal Palace shënoi edhe një gol në fund të takimit me anë të Edouardos në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e dytë me 70 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli që është në të parin, kurse dy më shumë se Arsenali që është në të tretin, ndërsa Crystal Palace gjendet në pozitën e 14-të me 30 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit