Home Sport City u kthehet fitoreve

City u kthehet fitoreve

0
City u kthehet fitoreve

Pas dy humbjeve rresht në Premier League, Manchester City i është kthyer fitores duke e mposhtur Brightonin 2:1 në kuadër të xhiros së nëntë.

Julian Alvarez dhe Erling Haaland realizuan golat për kampionin evropian. Ata shënuan në minutat ‘7 dhe ’19.

Ansu Fati ngushtoi rezultatin në minutën e 73-të.

Në fund, City mbylli takimin me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Manuel Akanjit.

Në tabelë, City tash është lider me 21 pikë të tubuara. Pas tij janë Liverpooli, Arsenali e Tottenhami me nga 20 pikë. Dy ekipet londineze, Arsenali e Tottenhami kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brightoni ndalet në kuotën e 16 pikëve.

Exit mobile version