17.4 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

City thyen Dortmundin, Burgge ndal Barçën, rezultatet dhe tabela

- Advertisement -

Manchester City ka vazhduar formën e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-1 në “Etihad Stadium”, të mërkurën në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Me këtë fitore, “Qytetarët’ kanë arritur fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit, si dhe kanë zgjeruar në nëntë ndeshje serinë pa humbje ndaj skuadrave gjermane.

Dortmundi tentoi të luante me guxim në fillim, por kjo u kthye në favor të Cityt. Phil Foden zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë nga distanca pas asistimit të Tijjani Reijnders, ndërsa pak minuta më vonë, si zakonisht, Erling Haaland shënoi golin e dytë për “qytetarët” pas një aksioni të përgatitur nga Jeremy Doku.

Në pjesën e dytë, Foden vazhdoi të shkëlqente, duke realizuar gol të dytë personal me një goditje të ngjashme me të parën, duke e dërguar topin sërish në këndin e poshtëm të portës. Savinho pati mundësinë për golin e katërt, por dërgoi topin mbi traversë.

Dortmundi arriti të ngushtojë rezultatin në fund, përmes Waldemar Anton, pas një kombinimi të shpejtë me Julian Ryerson, ndërsa John Stones bllokoi në moment të fundit një goditje të Karim Adeyemit që mund ta kishte bërë ndeshjen më dramatike.

Megjithatë, në minutat shtesë, zëvendësuesi Rayan Cherki vulosi rezultatin përfundimtar 4-1, duke i dhënë Cityt një fitore të merituar dhe duke zgjatur serinë e tyre pa humbje në fazën e grupeve të ‘Champions-it’ në shtëpi në 23 ndeshje radhazi.

Ndërkohë Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 3-3 në udhëtim tek Club Bruge, në një sfidë interesante dhe gjashtë gola të shënuara.

Tresoldi (6’) dhe Forbes (17’, 64’), shënuan për skuadrën belge, derisa për katalonasit realizuan Torres (8’), Yamal (61’) dhe Tzosic (77’, autogol).

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Interi që mundi Kairat Almaty, me rezultat 2-1, derisa Galatasaray shkundi në udhëtim Ajaxin, me rezultat 3-0. /RTKlive/

Të ngjashme

Të fundit