23.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

City po mendon për të ardhmen – Fergusoni mund ta pasojë Haalandin

- Advertisement -

Manchester City është duke e shikuar nga afër talentin e Brighton& Hove Albionit, i cili realizoi hat-trick në vikendin e kaluar.

Veç Cityt, edhe shumë skuadra të tjera evropiane elitare janë duke e monitoruar 18-vjeçarin.

Megjithëse City dëshiron që t’ia rinovojë kontratën Erling Haalandit përtej vitit 2027, ata janë të vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit për lojtarin, dhe Fergusoni mund të shihet si zëvendësues i norvegjezit.

Ndonëse, Qytetarët duke i pasur të dy në formacion, mund të bëhen të pandalshëm.

Ani se transferuan Josko Gvardiolin, Mateo Kovaçiqin dhe Jeremy Dokun, City dështoi të transferonte Declan Ricen dhe Jude Bellinghamin, të cilët ishin synim për Cityn para fillimit të afatit kalimtar të transferimeve.

Për këtë u deshtë, që në ditën e fundit, të lëvizin për lojtarin e Wolves, Mathheus Nunes, i cili pritet ta zëvendësojë Kevin de Bruynen, që do të jetë jashtë fushave deri në vitin 2024.

City duhet të gërmojë shumë në xhepa, pasi Fergusoni mund të vlerësohet mbi 150 milionë euro nga Brightoni, posaçërisht nëse vazhdon me gola në të gjithë sezonin 2023-24.

Të ngjashme

Të fundit