Manchester City nuk ka gabuar në duel me Newcastl-en, duke fituar me rezultat 20, sot në ‘Etihad Stadium’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s.
Të besuarit e Pep Guardiolës arkëtuan edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Foden pas një çerek lojë zhbllokojë ndeshjen, duke kaluar në epërsi prej 1-0, kampionët në fuqi të Anglisë, derisa Silva (67’), realizoi golin e qetësisë duke dyfishuar avantazhin e Cityt në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.
Pas kësaj fitore, City ka 58 pikë, vetëm dy pikë larg Arsenalit e cila pas luan përballet me Bournemouth, kurse, Neëcastle zë vendin e pestë me 41 pikë të tubuara.