12 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

City me ofertë befasuese për Paquetan

- Advertisement -

Kampioni i Anglisë, Manchester City po synon të bëjë edhe një goditje të madhe deri në fund të këtij afati kalimtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Brazilit, Lucas Paqueta, i cili është pjesë e skuadrës së West Ham United. Madje, “Sky Sports” shkruan të mërkurën se City tashmë ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e brazilianit, që pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.

Mësohet se për ta bindur West Ham në lirimin e tij, City ka ofruar 80 milionë euro. 25-vjeçari verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Lyon për 60 milionë euro dhe shfaqi paraqitje të mira në Premier League. Në 43 paraqitje në të gjitha garat, Paqueta shënoi 5 gola dhe bëri 7 asistime. Ai ka kontratë me West Ham deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit