7.4 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

City gabon prapë, barazimi i tretë rresht

- Advertisement -

Manchester City ka gabuar sërish, duke luajtur për të tretën herë baras dhe duke rrezikuar të mbetet shumë prapa me pikë nga lideri Arsenali.

City përballë Brighton & Hove Albion luajti 1:1 dhe i afrohet Arsenalit në pesë pikë, por që Gunners luajnë të enjten kundër Liverpoolit.

Ndeshja në “Ettihad” u zhbllokua nga Erling Haaland në fund të pjesës së parë, kur realizoi nga penalltia, të cilën e fitoi Geremy Doku.

Por pas një ore lojë, miqtë befasuan të zgjedhurit e Pep Guardiolës duke barazuar përmes Mitomas, 1:1 që ishte edhe rezultati final i sfidës, pavarësisht përpjekjeve të vendësve për ta fituar këtë ndeshje.

Manchester City ka 43 pikë pas këtij barazimi, dhe mbetet në vendin e dytë.

Të ngjashme

Të fundit