City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

- Advertisement -

Manchester City ka barazuar me Nottingham Forestin të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Leagues angleze.

Me barazimin 2:2, City tani ka mbetur shtatë pikë prapa liderit Arsenalit, ndonëse ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola e ka një ndeshje më pak të luajtur.

City ishte dy herë në epërsi, por nuk e ruajti atë.

Antoine Semenyo shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, ndërsa Morgan Gibbs-White i barazoi shifrat në minutën e 56-të.

Për 2:1 realizoi Rodri në minutën e 62-të. Sfida u vendos me golin e minutës së 76-të, të shënuar nga Elliot Anderson.

Ndërkohë, Arsenali fitoi në udhëtim 1:0 ndaj Brightonin, me golin e shënuar nga Bukayo Saka në minutën e nëntë.

Arsenali i pari i ka 67 pikë, shtatë më shumë se City që është i dyti.

Të ngjashme

Të fundit