Manchester City ka arritur fitore të madhe ndaj kampionit në fuqi, Liverpoolit.
City ka fituar 3-0 ndaj Liverpoolit në “Etihad”, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.
Serinë e golave e hapi Erling Haaland në minutën e 29-të të ndeshjes, pasi paraprakisht e kishte humbur penalltinë në minutën e 13-të.
Në përfundim të pjesës së parë, në minutën e 47-të, Nico Gonzalez shënoi për 2-0, me devijimin e Virgil van Dijk.
Në pjesën e dytë, City e shënoi vetëm një gol tjetër, dhe atë e shënoi Jeremy Doku.
Doku e shënoi një supergol në minutën e 63-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 22 pikëve, katër më pak se Arsenali në vendin e parë.
Liverpooli është i teti në tabelë me 18 pikë.






