Kampioni i Premier Ligës dhe Europës, Manchester City ka shënuar fitore me lehtësi kundër skuadrës së promovuar sivjet në Premier Ligë Burnley, me rezultat 0-3. Haaland (4’, 36’) shënoi dy golësh për City kurse Rodri (76’) shënoi golin e tretë
Manchester City e ka nisur me stil sezonin e ri në Premier Ligë.
Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur me rezultat 0-3 në Turf Moor skuadrën vendase Burnley duke marrë një fitore komode si mysafirë.
Goli për mysafirët erdhi shumë herët.
Pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Rodri gjeti mirë me një pasim me kokë sulmuesin norvegjez Erling Haaland i cili shënoi me të majtën e tij për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e katër të ndeshjes.
Në minutën e 21-të Cityt gjatë lojës u lëndua sulmuesi Kevin de Bruyne, i cili në minutën e 24-të u zëvendësua nga Mateo Kovacic. Ende nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi i belgut.
Haaland do të ishte në qendër të vëmendjes përsëri.
Julian Alverez bëri një depërtim të mirë në zonë dhe pasoi të Haaland, i cili bëri përsëri një goditje të fuqishme më të majtën e tij për ta mposhtur portierin e Burnley në minutën e 36-të te ndeshjes.
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë sa i përket rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Megjithatë, City e gjeti golin e tretë në minutën e 76-të.
Ishte përsëri Julian Alvarez që bëri një depërtim të mirë në zonë dhe arriti që të pasoi për Rodrin që shënoi golin e tretë të City.
Alvarez ishte afër që ta shënonte edhe vetë një gol në minutën e 86-të te ndeshjes por ishte Trafford, portieri i Burnley që bëri pritje të mahnitshme dhe nuk ia lejoi atij golin.
Burnley mbeti me një lojtar më pak kur në minutën e katër shtesë Zaroury A u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo fitore e ngjet Manchester Cityn në vendin e parë me 3 pikë së paku deri në ndeshjet e së shtunës, të dielës dhe të hënës kur ekipet e tjera të Premier ligës do të luajnë.
Burnley javën tjetër do të pushojë nga ndeshjet në Premier Ligë, pasi që ndeshja e tyre me Luton është shtyrë, kurse Manchester Cityn e pret një punë më e vështirë në shtëpi ku do të përballet me skuadrën e shumë përforcuar këtë sezon, Newcastle United. /Express/