Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.
Largimi i Gundoganit ka lënë një boshllëk në mesfushën e Cityt, teksa bëhet e ditur se Kroosit i është ofruar një pagë prej 13 milionë euro në sezon.
Siç shkruan Goal.com, nënshkrimi i Guradiolas me Kroosin është çelësi për projektin e tij, ndërsa për Realin e Perezit është e vetëkuptueshme se ata presin që gjermani të mos luajë në ndonjë vend tjetër përveç Bernabeut.
Kontrata që pritet t’i ofrojë City, Kroosit, do të jetë 2-vjeçare, që për mesfushorin gjerman do të nënkuptonte një fitim prej afro 30 milionë euro.