16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

City e bën prioritet transferimin e një mesfushori

- Advertisement -

Në kërkim të një lideri të ri për repartin e mesfushës, Manchester City po shqyrton disa kandidatë për ta forcuar skuadrën në afatet e ardhshme kalimtare.

Njëri prej tyre është Bruno Guimaraes, por mesfushori brazilian është thellësisht i përkushtuar ndaj Newcastle United.

Sipas Football Ider, drejtuesit e klubit nga “Etihad Stadium” vazhdojnë ta monitorojnë nga afër 27-vjeçarin, i cili është kthyer në një nga shtyllat kryesore të projektit ambicioz të “Magpies”.

Guimaraes ishte protagonist edhe në suksesin e Newcastle për ngritjen e Kupës Carabao, duke treguar qartë rëndësinë e tij në mesfushë.

Megjithatë, situata nuk është e thjeshtë për “Qytetarët”. Football Insider shkruan se braziliani është i lidhur fort me klubin e tij aktual dhe, të paktën për momentin, nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadër.

Pavarësisht kësaj, Pep Guardiola dhe stafi i tij e konsiderojnë Guimaraes si një objektiv të madh për të ardhmen, duke qenë se ai ka rritur ndjeshëm cilësinë dhe performancën kolektive të Newcastle United.

Të ngjashme

Të fundit