Afati kalimtar i verës ka qenë i ngjeshur për Real Madridin, me katër transferime për një total prej 167.5 milionë eurosh, por ka një pozicion që vazhdon të ngjallë shumë debate në kryeqytetin spanjoll.
Largimet e Toni Kroos dhe Luka Modriq nuk kanë sjellë një mesfushor kontrollues, dhe thuhet se trajneri i ri Xabi Alonso do ta donte shumë një të tillë.
Hierarkia në Real Madrid është më pak e bindur kurse presidenti Florentino Perez ka pak ndërmend të shpenzojë shumë për një mesfushor këtë verë, përveç nëse mendon se ia vlen.
Deri më tani i vetmi lojtar që ai ka parë që do ta bindte ta bënte këtë është lojtari i Manchester Cityt, Rodri Hernandez.
Megjithatë, pasi vjen pas një dëmtimi afatgjatë dhe në moshën 29 vjeç, këta faktorë e bëjnë një marrëveshje me para të mëdha më të pamundur.
Kontrata aktuale e Rodrit skadon në vitin 2027, dhe “Los Blancos” mund të tundohen shumë ta transferojnë spanjollin nëse jo këtë vit, atëherë vitin e ardhshëm por me kusht që ai most ë ketë firmosur kontratë të re me Manchester Cityn.
Mirëpo, City është i vendosur ta mbajë Rodrin dhe tashmë ka bërë gati kontratën e re për katër vjet, e cila do ta mbante në “Etihad Stadium” deri në vitin 2029.
Mbetet të shihet nëse Rodri do ta pranojë kontratën e re dhe nëse bën një gjë të tillë, atëherë Real Madridi vitin e ardhshëm do të synojë Enzo Fernandezin e Chelseat apo Alexis Mac Allister e Liverpoolit.