Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se VV-ja me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit.
Ajo ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se kjo është sjellje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.
“Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sifidat e mëdha që i kemi përpara”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.
Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sifidat e mëdha që i kemi përpara.