Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nesër do të votojnë kundër nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
“Vota jonë do të jetë e njëjtë”, tha shkurtimisht Çitaku për Klankosova.tv.
Kundër Haxhiut si kryetare e Kuvendit janë shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nesër do të jetë hera e katërt që Lëvizja Vetëvendosje do tentojë që në krye të Kuvendit ta vë ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.