Home Ballina Çitaku – Vetëvendosjes: Hashim Thaçi është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni

Çitaku – Vetëvendosjes: Hashim Thaçi është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni

0
Çitaku – Vetëvendosjes: Hashim Thaçi është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Vetëvendosjes, pasi kjo e fundit publikoi një video e ku, pos tjerash, përmendke, edhe Hashim Thaçin, ku si VV propogandon thotë se LDK, PDK, AAK dhe AKR kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar PËR 91 deputetë, shkruan Scanner.

Çitaku shkruan se Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.

Ajo ju ka kundërpërgjigjur Vetëvendosjes, duke thēnë se Hashim Thaçi është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri.

Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.

Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.

E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë.

Exit mobile version