-3 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Çitaku: Veteranët po i përqeshin si vishen e si flasin dhe po i përbuzin

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë sot se nuk dëshiron të ketë debat me qeverinë e Vetëvendosjen për vlerat e UÇK’së. Në emisionin Pressing në T7, ajo tha se edhe në ditën e sotme, kur veteranët protestonin jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, u pa siç tha, tallja që bëhet me ta.

“Nuk ka para që e paguan dhe që e kompenson luftën për liri, këta djem e këto vajza kanë qenë në gjendje me dhënë jetën. Kanë qenë të lumtur nëse kanë ngrënë një kafshatë bukë dhe kanë pasur një plumb me shkrep”, thotë Çitaku.

“Ne në vazhdimësi, një pjesë e shoqërisë këtu, ka gjetur prehje në tallje dhe në përbuzje ndaj tyre. Këtë e pamë edhe sot. I përqeshin për mënyrën si vishen, ua përqeshin dialektin, i fyejnë deri në përbuzje dhe deri në mohim”, shtoi ajo.

“Ne duhet të jemi në gjendje si shoqëri që të ndërtojmë një sistem vlerash edhe disa pika referente rreth të cilave ka një konsensus shoqëror. Unë nuk dua me debatu me qeverinë për UÇK’në, unë du me u pajtu me qeverinë për UÇK’në, unë dua me u pajtu me Vetëvendosjen për vlerat e UÇK’së”, tha Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit