1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Çitaku: Vendimet politike i marrim me përgjegjësi në organet e partisë, kërkojmë garantimin e integritetit të votës

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku është vlerësuar fushata zgjedhore, angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave dhe janë diskutuar hapat e ardhshëm politikë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, ka shprehur mirënjohjen e thellë të partisë për mbi 200 mijë qytetarë që i besuan PDK-së me votën e tyre, duke e bërë këtë rezultatin më të mirë të partisë që nga viti 2014.

“Ky rezultat është dëshmi e rikthimit të besimit të qytetarëve dhe e rritjes sonë të jashtëzakonshme. PDK nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje, por si një fillim të ri,” u shpreh Çitaku.

Ajo ka falënderuar kandidatin e PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamzën dhe Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për një fushatë pozitive dhe të bazuar në programin e qartë për një Kosovë më të mirë, si dhe të gjithë kandidatët, anëtarët, aktivistët dhe votuesit e PDK-së për angazhimin e tyre.

“PDK është e gatshme, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta çojë Kosovën përpara,” theksoi ajo.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovë siguroi të gjithë se çdo vendim politik do të merret nga organet e partisë, dhe i cili do të jetë transparent për publikun.

“Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore”, tha Çitaku.

Në këtë kontekst, Çitaku i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote dhe të ruajë integritetin e procesit zgjedhor, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve.

“PDK do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, të mbrojë interesat e tyre dhe të punojë për një të ardhme më të mirë për Kosovën,” përfundoi Çitaku.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, duke u bazuar në interesat e qytetarëve dhe vizionin për një Kosovë më të mirë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit