Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se për raportet me Amerikën më shumë ka bërë Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut.
“Çka nuk është normale është, kaosi kriza izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë politike. E paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj e krejt kjo për shkak të qasjes aventureske të Albin kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaci nga malet e Pashtrikut ka krijuar lidhje…“, tha Çitaku.