Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë një foto me ish-presidentin Hashim Thaçi në Facebook.
“Hashim Thaçi është gjithçka që duam të jemi, por nuk jemi dot. Fatin e tij e ka shkruar vetë, pa frikë, pa kalkulime, vetëm me guxim dhe me dashuri të madhe për këtë vend,” ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi është gjithçka që duam të jemi, por nuk jemi dot. Sepse fatin e tij e ka shkruar vetë, pa frikë, pa kalkulime, vetëm me guxim dhe me dashuri të madhe për këtë vend.
Hashim Thaçin për herë të parë e kam takuar në vjeshtën e vitit 1998, bashkë me gazetarë të huaj. Ai asnjëherë nuk u prezantua si komandant i UÇK-së, por si lider politik i saj. Dhe i tillë ka qenë gjithmonë.
Ai e afroi UÇK-në me Perëndimin dhe rrjedhimisht Kosovën me lirinë dhe pavarësinë e saj.
Hashim Thaçi është i papërsëritshëm.