Home Ballina Çitaku: Suksesi i VV në dy vjet qeverisje është editimi i videove propagandistike

Çitaku: Suksesi i VV në dy vjet qeverisje është editimi i videove propagandistike

0
Çitaku: Suksesi i VV në dy vjet qeverisje është editimi i videove propagandistike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së VV-së në të cilën akuzohen e sulmohen ish-pushtetet si dhe prezantohen të arriturat e pretenduara të Qeverisë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se i vetmi sukses i Qeverisë është editimi i videove propagandistike, shkruan lajmi.net.

Ajo shtoi se nëse Qeveria do të realizonte video për sukseset në Qeveri, ajo do të zgjaste pesë sekonda, aq sa ecja e në urën disa metërshe të inauguruar në Istog nga kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Suksesi i VV në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike.

Se, dorën në zemër, me e realizu një video për sukseset e tyre në qeverisje, ajo video kish me zgjatë 5 sekonda, pak a shumë sa ecja në urën pak metërshe të inauguruar në Istog nga Kryeministri.

Ndërkohë, s’kemi as pasaporta e lëre më diçka më shumë.

Exit mobile version