21 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Çitaku: “Suksesi” i vetëm i Vetëvendosjes është shkelja e Kushtetutës

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga minoritetet ishin të qarta se përbënin shkelje të Kushtetutës.

Në këtë frymë, Çitaku Vetëvendosjen e cilësoi si partinë më të “suksesshme” në Kosovën e pasluftës për shkelje të Kushtetutës.

“Ka qenë e pritshme. Ne edhe kur u votua për nënkryetarët e komuniteteve ia bëmë të qartë Kryetarit të Kuvendit, por edhe opinionit, se hapat që po ndërmerreshin gjatë seancës përbënin shkelje të Kushtetutës. Fatkeqësisht është shndërruar në sport shkelja e Kushtetutës nga ana e akterëve të Vetëvendosjes. E vetmja fushë ku ata kanë shënuar rezultate dhe mund të thirren në suksese, kushtimisht po e them, është shkelja e Kushtetutës”, tha Çitaku për emisionin “Real Talk me Maxhunin”.

Çitaku ka thënë se Kosova nuk është vetëm në krizë institucionale, por edhe morale.

“Është një sulm i orkestruar i eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm ndaj rendit kushtetues, por edhe ndaj rendit vleror, ndaj fundamenteve të kësaj shoqërie. Është një përpjekje për ta delegjitimuar çdo institucion: Gjykatat, Prokurorinë, Kuvendin, mediat, sektorin privat, sindikatat”, tha Çitaku.

Ajo konsideroi se sjellja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në këtë mënyrë “është mungesa e numrave për ta krijuar shumicën në Kuvend”, duke argumentuar se “Kurti mungesën e numrave e përjeton si dobësi personale dhe për këtë egoja e tij është shumë më e madhe sesa fati i institucioneve”.

Të ngjashme

Të fundit