Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se sot Kurti do ta nënshkruaj zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku u shpreh se “sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë”.
Ndryshe sot në Bruksel mbahet takimi Kurti-Vuçiq.
Postimi i saj i plotë:
Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë
Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.
Kaq për kauzat e Kryeministrit.